17:29 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Roma zyrtarizon mbrojtësin e Portos (Foto)

Skuadra e Romës ka transferuar një qendërmbrojtës. Klubi italian edhe zyrtarisht ka siguruar shërbimet e Ivan Marcano.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, ndërsa 30-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri-vjeçare me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOnline.

“30 vjeçari, Marcano, ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Giallorossi, që zgjat deri më 30 qershor 2012. Kontrata përfshinë një opsion për një vit të katërt”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Spanjolli ishte pjesë e Portos, ku bëri afro 110 paraqitje dhe shënoi 12 gola. Marcano gjatë karrierës luajti edhe për klube tjera, si; Racing Satander, Villarreal, Getafe, Olympiacos dhe Rubin Kazan./IndeksOnline/