10:14 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ronaldo ka më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa 463 skuadra

Me dy golat e tij ndaj PSG, Cristiano ka 116 gola në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj gare, ndërsa të dhënat e tij janë më të mirë se ato të shumicës dërrmuese të skuadrave që kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve gjatë historisë, siç raportohet në raportin historik të UEFA-s.

Që nga krijimi i Ligës së Kampionëve deri në edicioni e tanishëm, 511 skuadra kanë luajtur në këtë kompeticion, por ka vetëm 48 që kanë shënuar më shumë gola se Cristiano.

Ronaldos i duhen vetëm dy gola për të arritur skuadra si Copenhage, Bruge, Fenerbahce dhe Sporting. Nuk do të ishte e çuditshme që gjatë këtij sezoni do të arrij edhe Romën, të cilët kanë 122 gola.

Real Madridi, Barcelona, Valencia dhe Atletico Madrid janë klubet e vetme spanjolle që kanë më shumë gola se Ronaldo. /IndeksOnline/