08:42 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kjo është skuadra që Messi i ka shënuar më së shumti gola

Barcelona këtë javë do të luaj në La Liga ndaj Sevillas, dhe Lionel Messi do të jetë i gatshëm ndaj skuadrës që i ka shënuar më së shumti gola.

Në 34 paraqitje të Messit ndaj Sevillas, i ka shënuar plot 31 gola ndaj klubit në fjalë.

Golin e parë ndaj Sevillas, ylli argjentinas e shënoi më 15 tetor të vitit 2006, në fitoren 3-1 të Barcelonës.

Po ashtu Messi ka thyer rekordin e golashënuesit më të mirë të ligës, Telmo Zarras, pikërisht ndaj Sevillas, duke shënuar hat-trick në fitoren 5-1 në vitin 2014.