20:17 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Istogu një makineri golash, sulm më efikas se gjitha skuadrat e Superligës

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Vushtrria është shpallur kampion vjeshtor më 38 pikë pas 16 ndeshjeve të luajtura.

Ndërsa Besa është nënkampione më 35 pikë, e ndjekur nga Dukagjini që ka 33 sosh.

Befasia në Ligën e Parë është Istogu i cili edhe pse renditet në pozitën e 9-të më 20 pikë, ka sulmin më të mirë të stinorit vjeshtor.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura “troftat” kanë realizuar 32 gola.

Ndërkohë, sulmi më i mirë në Superligë është ai i Feronikelit me 29 gola.

Temat: