21:52 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo nuk është normal! Portugalia dhe Spanja ndajnë pikët (Video)

Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Spanjës kanë barazuar në ndeshjen e parë të grupit B.

Portugalia ka barazuar 3 me 3 ndaj Spanjës, në ndeshjen më të mirë të këtij botërori deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Portugalisë i shënoi Cristiano Ronaldo. Kurse, për Spanjën i shënuan: Diego Costa (2) dhe Nacho.

Dy ekipet kombëtare tani janë me nga një pikë në grupin B./IndeksOnline/