09:18 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrah bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet prishtinasi

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Të dy viktimat kanë marrë lëndime trupore, kështu duke pranuar trajtim mjekësor, shkruan Indeksonline.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/