21:52 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rusia e papërmbajtshme në shtëpi, kalon në rundin tjetër (Video)

Rusia ka mposhtur Egjiptin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A.

Golin e parë për rusët e shënoi kapiteni i Egjiptit, Fathy në portën e tij në minutën e 47-të të ndeshjes.

Në minutën e 59-të , Chershev dyfishoi rezultatin duke shfrytëzuar një hamendje në mbrojtjen egjiptiane.

Sulmuesi i Villareal shënoi golin e tretë në këtë kompeticion duke barazuar Cristiano Ronaldon.

Golin e tretë për rusët në këtë ndeshje e shënoi Dzyuba në minutën e 62-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Egjiptin e shënoi Mohamed Salah në minutën e 73-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Rusia është në rundin tjetër ndërsa Egjiptin e mbanë në lojë vetëm matematika. /IndeksOnline/