23:34 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sane i kundërpërgjigjet  Low-it në mënyrën më të mirë (FOTO)

Leroy Sane duket se ka gjetur ilaçin e duhur për të harruar zhgënjimin për lënien jashtë Kupës së Botës nga Gjermania: një javë pushime në Kaliforni me të dashurën e tij.

22-vjeçari, për habinë e të gjithëve, u la jashtë listës me 23 futbollistë që trajneri Joachim Low mori me vete në Rusi, pavarësisht sezonit të tij shumë të mirë me Manchester City, ku fitoi titullin dhe mori çmimin “futbollisti i ri më mirë”.

Ai u habit që nuk do të shkonte në Rusi, gjithsesi reagoi mirë duke i uruar fat shokëve të ekipit dhe trajnerit. Më pas ai u ngushëllua në krahët e Candice Brook, e dashura e tij bukuroshe për të cilën thuhet se është sozia e Rihanna.

Temat: