23:08 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Low del kundër Kloppit, e quan të pakuptimtë “prognozën” e tij

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i është kundërpërgjigjur Jurgen Klopp pasi ai e emëroi formatin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s “të pakuptimtë”.

Bosi i Liverpool ka kritikuar vendimin e UEFA-s për të zëvendësuar shumicën e ndeshjeve miqësore me një turne të ri, duke e quajtur atë “konkurrenca më e pakuptimtë në botë.”

Megjithatë Low thotë se nga perspektiva e tij, konkurrenca e re është e preferueshme pasi nuk do të përballen me skuadrat minore si Luxembourg dhe San Marino.

“Trajnerët e klubeve ndonjëherë nuk pëlqejnë pushimet e tilla ndërkombëtare,” tha trajneri i Gjermanisë të martën. “Për shkak se shumë lojtarë nga Liverpooli, Bayerni i Mynihut apo Manchester City janë larg, atëherë trajnerët nuk kanë mundësi të stërviten normalisht”.

“Për ne, për mua si trajner kombëtar, Liga e Kombeve është një shpikje e mirë”.

“Sepse ne luajmë kundër kombeve më të mira, sepse është për diçka. Është një garë. Kjo është ndonjëherë më e preferueshme për mua në këtë fazë sesa për të luaj kundër vendeve të vogla”, ka shtuar Low. /IndeksOnline/

 

Temat: