11:22 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Sellma i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës: Eja të bëjmë të dukesh femër, për princeshë ki punë në klinika (Foto)

Dukja e Dukeshës së re të Sussex, Meghan Markle dje në ceremoninë e saj të martesës, është komentuar jashtëzakonisht shumë.

Edhe Arbana Xharra. këshilltarja e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli përmes llogarisë së saj Facebook, ka thënë dy tri fjalë për paraqitjen e Markle, e cila u shfaq thuajse pa pikë grimi, teksa kritikoi femrat kosovare që u drejtohen salloneve të bukurisë, në këtë rast përmendi grimeren Sellma, shkruan Indeksonline.

Por duket që lakimi i emrit të saj nuk i ka pëlqyer aspak grimeres së njohur kosovare, Sellma Kasumoviq.

Ajo sot përmes një instastory i ka reaguar Xharrës, ku ndër të tjera i ka propozuar asaj që të shkoi tek studio e saj që ta bëjnë të duket femër, sepse që të duket princeshë, duhet t’i drejtohet klinikave./Indeksonline/