16:31 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Xharra i kundërpërgjigjet akuzave të Selmanajt, për pagën nga shteti

Këshilltarja e të parit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Arbana Xharra ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka kritikuar Xharrën se po paguhet nga buxheti i Kosovës, përkundër që ajo ka më shumë se një muaj që nuk është në Kosovë.

Ish-gazetarja Xharra gjithashtu ka thënë se përkundër asaj që ka pesë m uaj që gjendet në SHBA, ajo ka kryer punë në distancë, në postin e këshilltares, shkruan Indeksonline.

Xharra poashtu ka thënë se deklarimi i Selmanajt është gënjeshtër dhe se i vjen mirë që sipas saj po vërehet mungesa e saj si këshilltare më shumë se prezenca e Selamanajt si deputet.

Xharra poashtu ka theksuar se sqarimi është për opinionin dhe jo për deputetin.

Reagimi i plotë i Arbana Xharrës:

Sqarim për opinionin, jo për Dritonin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, sot më paska lakuar emrin në Kuvendin e Kosovës, kinse unë paguhem që pesë muaj nga Buxheti i Kosovës, në cilësinë e këshilltares së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Si pikë e parë, kjo është një gënjeshtër.

Unë jam larguar nga Kosova në fund të muajit shkurt. Kam qenë atje deri pas kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke dhënë kontributin tim si pjesë e Këshillit Organizativ.

Përkundër largimit të përkohshëm, unë edhe gjatë qëndrimit në SHBA kam vazhduar punën në distancë, deri në përmbylljen e disa projekteve që më ishin besuar të merresha me to.

Por, deri në kthimin tim, unë tashmë e kam të ndërprerë marrëdhënien time të punës si pjesë e ekipit të Kryeparlamentarit Veseli, të cilit do t’i bashkohem sërish kur të kthehem!

Më vjen mirë që ky trillim i deputetit Selmanaj më shërbeu si shkas për të sqaruar pozicionin tim publikisht, megjithatë me vjen keq për të që më shumë po vërehet mosprezenca ime në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Selmanaj e ka monitoruar një kohë të gjatë Kuvendin e Kosovës, si pjesë e LDK-së në prapaskenë, prandaj po dua të besoj se gjatë kësaj kohe i ka mësuar të paktën disa procedura që lehtësisht mund të çojnë deri te e vërteta.

Përndryshe, e inkurajoj jo vetëm deputetin Selmanaj, por edhe kolegët e tij, që të vazhdojnë të merren me mua