19:44 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Xharra i drejtohet Mogherinit: Është dashur që sot të ftoni edhe ministren Hoxha

Arbana Xharra ka reaguar lidhur me mospraninë e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha sot në Bruksel.

Përmes një statusi në Facebook, Xharra i është drejtuar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini lidhur me atë se është dashur të ftohet edhe Hoxha në këtë takim.

“Federica Mogherini, ju është dashur të ftoni në takim Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën, e jot ë procedoni me një delegacion prej gjashtë burrave”, ka shkruar Xharra, transmeton Indeksonline.

Lidhur me përbërjen e delegacioni kosovar që vizitoi Komisionin Evropian për të marrë rekomandimin për heqjen e vizave sot ka reaguar edhe vetë ministrja Hoxha.

Hoxha ka thënë se do të ishte mirë në delegacionin kosovar të përbërë nga të gjithë politikan, të ishte ndonjë politikane.

“Patjetër që ne është dashur të qëndrojmë këtu, dhe kohë pas kohe na janë kërkuar informata dhe është dashur të jem këtu për këto ditë, e sidomos sot për këtë lajm të rëndësishëm. Do t’i kishte ndihmuar delegacionit tonë që të ishte edhe një grua në Bruksel”, ka thënë ministrja Hoxha.