09:13 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shikoni se kush u pa mbrëmë në tribunat e ”Old Trafford”

Paul Pogba ishte parë duke e shikuar Manchester Unitedin në eliminim nga Carabao Cup prej Derby Countyt nga tribunat, para se të largohej më herët.

Francezi është pushuar për këtë ndeshje, pas disa mosmarrëveshjeve të fundit mes tij dhe Jose Mourinhos.

Por, Pogba ishte në ”Old Trafford”, i ulur pranë Luke Shaw i veshur në stil, transmeton IndeksOnline.

Më pas, Pogba u largua me lojtarët tjerë të Manchester Unitedit në minutën e 89-të, kur Man Unitedi ishte duke humbur, 1-2.

Marouane Fellaini më pas arriti t’i barazojë shifrat në kohën shtesë derisa ndeshje mbaroi, 2-2 dhe ”Djajtë e Kuq” u mposhtën në penallti.

Vlen të përmendet se para ndeshjes së djeshme, Mourinho e ka kritikuar Pogban duke thënë se ai nuk do të jetë më kurrë kapiten i skuadrës pasi i kritikoi taktikat e tij./IndeksOnline/