00:13 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Shoferi i BMW-së ikë nga policia, por pasi e kishte dorëzuar patent-shoferin [Video]

Të ikësh nga policia është gjithmonë një ide e gabuar, e sidomos nëse jeni ndalur njëherë, keni dorëzuar patentën tuaj të shoferit dhe i keni dhënë kohë për të përpunuar informacionet tuaja.

Por, njerëzit vazhdojnë të bëjnë gjëra të hidhura gjatë gjithë kohës. Si ky shofer i një veture BMW, ikja e të cilit është inxhizuar.

Sipas NYPD, incidenti ndodhi rreth orës 3:45 të dielën në rrugën Harlem 179. Policia identifikoi shoferin me emrin Euklides Abreuurena, një mashkull 24 vjeçar.

Para se ta ndalonin, policia tha se Abreuurena ishte parë duke vozitur pakujdesshëm, më saktësisht duke bërë manovrime brenda trafikut.

“Ndërsa oficeri i policisë po rishikonte dokumentet, shoferi i BMW u largua nga vendi i ngjarjes me një shpejtësi të lartë. Asnjë dëm nuk është raportuar si rezultat i këtij incidenti” , deklaruan NYPD. /IndeksOnline/