14:02 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shokohen shoferët në Amerikë, gomat kaplohen nga zifti

Rreth 20 shoferë në jug të New Jersy ishin duke udhëtuar përgjatë ‘Interstate 295’ kur vrejtën diçka të pazakontë. Pasi u ndalën, ajo që ata zbuluan ishte mjaft shqetësusese.

Ata panë gomat e makinave të tyre të kapluara nga zifti.

Zifti nuk dihet nga ka ardhur raporton Associated Press, edhe pse autoritet janë në kërkim të burimit.

Kjo ndodhi tek makinat të cilat po lëviznin në qendër dhe në anën e djathtë të linjës përgjatë pesë miljeve nga ‘Interestate’ deri te ura ‘Delaëare Memorial’ . /IndeksOnline/

Temat: