10:23 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

U shpohen gomat pesë veturave të shqiptarëve në Veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Kollashinit” në veri të Mitrovicës, u janë shpuar gomat veturave të pesë personave.

“Është raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar – shpuar gomat e pesë veturave pronë e pesë të dëmtuarve meshkuj K/Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/