12:44 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

S’ka dialog teknik, Serbia po kërkon Asociacionin, ne energjin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se dialogu teknik është ndërprerë pasi Kosova si pikë të parë e kërkon zbatimin e marrëveshjes për energji, ndërsa, Serbia dhe evropianët, pikë të parë e kanë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj duke iu kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pajtohet se nuk ka kuptim dialogu teknik nëse tema për energjinë nuk respektohet.

“Ne veç kemi arrit në këtë fazë fatkeqësisht, jo me vullneti tonë si Kosovë, ka një kohë që nuk po ndodhë dialogu teknik pikërisht për shkak të kësaj situate, ne e kemi konsideruar të padobishme me shkuar në tavolina ku nuk është pika e parë energjia, nuk refuzojmë tema tjera, por duhet të jetë kjo e para, në fakt pala serbe e ka riradhitë agjendën, e para është Asociacioni dhe për fat të keq edhe evropianët kështu po e konsiderojnë radhitjen, kemi ndërruar disa komunikime jo aq të këndshme me lehtësuesit e dialogut por jemi në pritje të rrjedhave të mëtejme dhe unë mendojë që parlamenti ka shumë të drejtë kur thotë që s’ka logjikë me u trajtuar temat me një radhitje kaq të gabuar dhe mos të trajtohen me seriozitetin e vet, çështja e energjisë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj është ndal edhe te pagesa e Qeverisë prej një milion për energjinë në veri, por nuk do të ndodhë në pafundësi, pasi sipas tij, zgjidhja do të jetë ose të arrihet marrëveshja ose Kosova të veprojë një anshëm të drejtën në treg.