23:04 / E Martë, 30 Tetor 2018

Hoti-Veselit: Mustafa e korrigjoi marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi për Asociacionin

Vetëm pak minuta pasi kryeparlamentari, Kadri Veseli foli për qeverisjen e Isa Mustafës dhe marrëveshjet e arritura gjatë mandatit të tij, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Avdullah Hoti nga LDK-ja në një postim në Facebook i ka reaguar Veselit duke shkruar se për fat të mirë, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e asociacionij nën juridiskion të Kushtetutës transmeton Indeksonline.

Sipas tij, çdo gjë tjetër që thuhet për këtë çështje është e pavërtetë dhe nuk meriton replikë.

Më poshtë postimi i Hotit:

Për hir të opinionit publik, duhet të sqarojmë sërish se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2015, e ka korrigjuar marrëveshjen e nënshkruar më 2013 nga Hashim Thaçi, zëvendës i të cilit ka qenë Kadri Veseli.

Për fatin e mirë të Kosovës, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e Asociacionit nën juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Çdo gjë tjetër që thuhet për këtë çështje është e pavërtetë dhe nuk meriton replikë. /Indeksonline/

 

 

Mos i humb