14:05 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

S’ka kush që e ndalë, Federer vazhdon tutje (Video)

Roger Federer vazhdon me formë fantastike edhe në Australian Open. Viti 2017 ishte i zviceranit, i cili e mbylli në pozitën e dytë, mbrapa Nadalit.

Ai ka vazhduar tutje në kompeticionin australian duke mposhtur gjermanin, Jan-Lennard Struff 3 me 0 në sete (6-4, 6-4 dhe 7-6), shkruan IndeksOnline.

Ndeshjen e radhës Roger do ta luaj kundër Richard Gasquet, i cili e eliminoi Sonegon.

Vlen të përmendet se sot kishte befasi me eliminimin e teniserit, Wawrinka. Zviceranin e mposhti amerikani, Sandgren 3 me 0 në sete./IndeksOnline/