22:39 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Sot as Zoti s’ishte me Bayernin, Reali s’e fali (Video)

Real Madrid ka mposhtur Bayernin në Alianz Arena me rezultat 1-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Joshua Kimmich në minutën e 28-të.

Madrilenët arritën të barazojnë në minutën e 44-të me anë të Marcelos.

Realit fitoren ia solli Asensio me një gol në minutën e 57-të.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet të martën me 1 maj. /IndeksOnline/