08:13 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bayerni sot me një mungesë të rëndësishme ndaj Dortmundit

Këtë të shtunë zhvillohet “Der Klassiker” në Bundesligë.

Në Signal Iduna Park do të luhet klasikja gjermane midis skuadrës së Bourssia Dortmundit dhe Bayern Munichut. Vendi i parë përballë vendit të dytë, një përplasje midis emrave të rinj e të talentuar të verdhezinjve përballë eksperiencës së Bayernit.

Por këta të fundit sot kanë marrë një lajm të keq. Bëhet fjalë për lojtarin Arjen Robben i cili në seancën e fundit stërvitore ndjeu dhimbje në gju dhe kështu nuk udhëtoi me skuadrën për ndeshjen e nesërme.

Holandezi do të jetë një mungesë e madhe për bavarezët që kërkojnë të ndalin hovin e Dortmundit i cili vazhdon të jetë i pamposhtur në Bundesligë këtë stinor.