14:54 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Studimi tregon se 46% e 14-16 vjeçarëve mbështesin së paku dy klube

Le ta fillojmë këtë artikull me një pyetje – A mund të jetë një tifoz besnik ose mund të jetë mbështetës i dy klubeve të futbollit.

Disa kanë zbuluar se ideja që ju mund të mbështesni vetëm një klub nuk është asgjë më shumë se dëshira juaj për t’i kategorizuar gjërat.

Një studim së fundmi ka zbuluar se 46% e njerëzve nga mosha 16 deri në 24-vjeçare në Britaninë e Madhe mbështesin së paku dy klube, derisa 27% prej tyre mbështesin tri ose më shumë klube, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, 41% e njerëzve të moshës, 16-19-vjeçare mbështesin nga një klub në La Liga, gjë e cila nuk është befasi pasi Leo Messi luan në Spanjë dhe ne jemi duke pritur rezultatet për statistikat e tifozëve të cilët mbështesin Juventusin pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Është e qartë se gjenerata aktuale më shumë është e interesuara ta ndjekë futbollistin favorit se sa klubin specifik.

ueb-sajti, Tifo ka zbuluar së fundmi se Real Madridi ka humbur 1 milionë ndjekë në Twitter brenda 24 orëve pas largimit të Cristiano Ronaldos duke dëshmuar edhe njëherë interesimin e njerëzve për CR7.

Nga ana tjetër, rrjetet sociale të Juventusit shënuan rritje dramatike pas ardhjes së portugezit në Torino./IndeksOnline/