75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Andresa Iniesta flet për jetën në Japoni: Këtu njerëzit nuk i bien burisë por presin

Andres Iniesta, ish-legjenda e Barcelonës pas transferimit të tij në Japoni, ka dashur të provojë se Japonia nuk është si Spanja. Ai ka kuptuar diferencën menjëherë sapo ka shkuar atje, pasi njerëzit në rrugë e shihnin si në çdo vend të botës, por nuk e ndalonin gjatë ecjes:

“Kontakti me tifozët është i ndryshëm. Në Japoni ata mbajnë një distancë të konsiderueshme, ndërsa në Spanjë janë më entuziastë. Nuk të ndërpresin kur ti po bën diçka tjetër apo po flet me dikë. Admirimi shprehet në mënyrë tjetër, përshembull, je duke ecur dhe vetëm kur kupton se 20 veta po të ndjekin ty.”

Të hedhësh “pas krahëve” 20 vite eksperiencë me Barcelonën nuk është e lehtë, për më tepër kur ke firmosur me një ekip mesatar në Japoni.

“Më surprizojnë shumë gjëra. Mënyra sesi komunikon me njerëzit, gjëja e parë që kupton është paqja që transmeton shoqëria. Nuk është kryeqyteti katalanas shqetësues, por dua të them se këtu rrjedh jeta më qetësisht. Përshembull mund të ketë shumë njerëz, por nuk kemi ndjerë se ka turma. Fëmijët ecin vetë, makinat nuk iu bien borive, nuk stresohen, ata janë të përpiktë, nëse treni duhet të vijë në 6.22, vjen në 6.22.”

Ngjarjet filluan të ndryshonin për Iniestën, kur ekipi i tij mori 7 humbje në 8 ndeshje me mundësinë për të rënë nga kategoria.

“Doja të vdisja!”-shpjegon ai, por sërish dëshpërimi menaxhohet ndryshe atje. Nuk ishte ndjenja e njëjtë me humbjet në Camp Nou. “Ata mendojnë, thjesht kemi humbur. Tashmë nuk mund të bëjmë asgjë për atë humbje. Është si të kthesh një faqe pas, por tashmë e ke lexuar atë. Të paktën humbjet nuk kalojnë në filtrat e 4 gazetave kryesore dhe 10 programeve televizive. Pastaj edhe po thanë diçka të keqe, sërish nuk e kuptoj, pasi është japonisht.”

Mësimi i gjuhës ishte një nga obligimet e para të Iniestës dhe familjes së tij dhe nuk është e lehtë.

“Ne morëm me Anën, (bashkëshorten e tij), një mësues çdo dy ditë. Ana dërgon fëmijët në shkollë në mëngjes, ndërsa unë i marr pasdite.”

Një vështirësi tjetër ishte përshtatja me ushqimin. Kështu që ju duhet të gatuajnë vetë, edhe pse aftësitë e tij në kuzhinë nuk janë aq të mira sa në fushën e blertë. “Kam bërë dy kurse,por…(qesh), po përpiqemi të hamë ata që hanim edhe në Barcelonë, por tani po përfshijmë edhe ‘soba’ dhe ‘ramen’, pasta tradicional këtu.”