18:18 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veç një javë pushim për festat e fundvitit te Barça

Skuadrës së parë të Barcelonës i janë lejuar vetëm shtatë ditë pushim për festat e fundvitit, pavarsisht se nuk ka ndeshje të Copa del Rey në ditët e para të janarit.

Barcelona rikthehet në aksion në La Liga më 6 janar, kur skuadra përballet me Getafen në kuadër të javës së 18-të.

Teorikisht, futbollistët do të jenë në pushim pas ndeshjes së La Ligas kundër Celta Vigos më 22 dhjetor në ”Camp Nou”, dhe priten të rikthehen në kryeqytetin katalunas më 29 dhjetor për një seancë stërvitore të programuar për 30 dhjetor, transmeton IndeksOnline.

Lojtarët e vetëm që do t’i marrin disa ditë pushim shtesë janë lojtarët amerikano-jugor si Messi, Suarez e Coutinho.

Arsyeja e gjithë kësaj është se klubi ka në konsideratë kohën e udhëtimit të tyre nga Amerika Jugore në drejtim të Evropës.

Përndryshe, lojtarët, zyrtarisht, do t’i ndalin pushimet më 2 dhjetor, ku duhet të kthehen në seancën stërvitore./IndeksOnline/

Temat: