10:26 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Suedezët i spiunuan, lojtarët e Koresë së Jugut ndërrojnë fanellat për t’i hutuar

Pas raportimeve se Suedia po e spiunon Korenë e Jugut duke u përpjekur për të zbuluar taktikat e tyre përpara ndeshjës së Grupit F, menaxheri i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong, ka zbuluar qasjen e cuditshme që kanë marrë ata në përpjekje për t’i bërë konfuz kundërshtarët e tyre.

Ai thotë se ata i kanë ndërruar fanellat dhe numrat gjatë sesioneve të trajnimit dhe ndeshjeve, sepse ai beson se evropianët nuk mund të bëjnë dallimin mes futbollistëve me etni aziatike, transmeton IndeksOnline.

“Është shumë e vështirë për perëndimorët të bëjnë dallimin mes aziatikëve dhe kjo është arsyeja pse ne e bëmë këtë”, deklaroi trajneri për Goal.

Më herët thuhej se një anëtar i stafit stërvitor të Suedisë kishte marrë qasje për të shikuar stërvitjet e korenao-jugorëve.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, dha një shpjegim se si ka ndodhur dhe i kërkoi falje kundërshtarëve të tij.

“Ai e vëzhgoi një seancë trajnimi të tyre” , deklaroi Andersson për ‘The Guardian’.

“Ai nuk e ka ditur se ishte një seancë e mbyllur. Më pastaj iu kërkua të largohej dhe e shikoj nga një distancë më e largët. Nëse është përceptuar në një mënyrë tjetër, ne kërkojmë ndjesë” . /IndeksOnline/