17:26 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sukses i madh në Europë, Shqipëria fiton medaljen e bronztë (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë në sportin e volejbollit në gjinin e femrave ka fituar medaljen e bronztë në “Europe Silver League”.

Shqipëria është stolisur me medalje të bronztë në turneun europian, shkruan IndeksOnline.

Vashat shqiptare mposhtën 3 me 0 në sete ekipin kombëtar të Estonisë (25-14, 25-17 dhe 25-21).

Përbëraja e Shqipërisë në këto ndeshje ishte kjo: E.Bici, I.Dodani, J.Kushi, C. Marina, F.Picaku, A.Prenga, A.Rexhepi, X.Sejfullai, L.Shehi, A.Sijoni, S.Thaka, E.Tuci, M.Tuci dhe C.Xheka. \

Në anën tjetër finalja e madhe e Europës luhet mes Suedisë dhe Austrisë, sot nga ora 19:00./IndeksOnline/