21:24 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i Drenicës tallet me trajnerin e ri të Feronikelit, propozon ti ndryshohet emrin Superligës

Feronikeli ka zyrtarizuar në stolin e lënë bosh nga Ismet Munishi, trajnerin nga Shqipëria, Sylejman Starova, shkruan indeksonline.

Me këtë rast numri i trajnerëve nga Shqipëria arrin në tre, pas atij të Lirisë dhe Prishtinës.

Menjëherë ka reaguar sulmuesi i Drenicës, Taulant Dajaku që madje ka propozuar edhe ndryshimin e emrit të Superligës, duke e përshtatur me dialektin e Shqipërisë.

“Është bërë liga për t’ia n’drru emrin në ÇkemiLaliSuperliga, hajri e daft. P.S ..ju befte mire ju,se ne kemi #ÇBojshin tone boll t’mirë”, ka shkruar Dajaku. /IndeksOnline/