17:16 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prekazi ”selam” Prishtinës: Nuk dorëzohemi në garën për titull

Feronikeli nuk është dorëzuar aspak në garën për titullin e Superligës së Kosovës.

Të paktën, kështu bën të ditur, mbrojtësi i Niklit, Arbër Prekazi.

Prekazi ka thënë se skuadra e tij ende e ka objektiv titullin dhe se nuk e ka ndërmend të dorëzohet, transmeton IndeksOnline.

“Feronikeli është brenda objektivave, kemi pritur të jemi vendin e parë”.

”Por kemi vetëm një pikë më pak se Prishtina”.

”do ndeshje ne hyjmë për fitore dhe do të luftojmë deri në fund për titullin kampion”, tha Prekazi./IndeskOnline/