08:46 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kupa e Kosovës, dueli kryesor zhvillohet në Mitrovicë

Në kuadër të Kupës së Kosovës, sot do të zhvillohen katër ndeshje interesante.

Edhe dje, e shtunja ishte e ”pasur” me futboll, ku Prishtina, Drita, Ferizaj dhe Vëllaznimi kaluan në çerekfinale.

Ndërsa, sot, padyshim, përballja më interesante do të zhvillohet në Mitrovicë mes 89-shit dhe Flamurtarit, transmeton IndeksOnline.

Përveç kësaj ndeshje, edhe Ballkani pret Gjilanin në Suharekë, Dukagjini Feronikelin si dhe Kika përballet me Istogun.

Image may contain: 3 people, people playing sport, people standing and outdoor

Përndryshe, tashmë stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka përfunduar, dhe ndeshjet e Kupës janë të fundit para pushimit./IndeksOnline/