09:07 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi arrin në Samit, pritet nga Borissov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në vendin ku do të mbahet samiti i shteteve të BE-së.

Ai aty është pritur nga kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili është nikoqir i Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Po ashtu, i pari  i vendit është pritur edhe nga presidenti Junker dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.

Para hyrjes në objektin ku do mbahet Samiti, Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë.