22:16 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi i kundërpërgjigjet O’Connellit: Kufijtë korrigjohen në paqe, jo me plumba

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell është deklaruar se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.

Ndaj kësaj deklaratë të ambasadorit britanik ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se korrigjimi i kufijve bëhet me paqe e jo plumba.

“Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftë”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

“Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400 km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një proces paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Indeksonline/