13:40 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018

Tjetër boksier e refuzon Deontay Wilderin!

Pas Anthony Joshuas tani një tjetër boksier e ka refuzuar Deontay Wilderin.

Joshua dhe Wilder kishin për t’u rrahur gjatë këtij viti, por kampioni britanik refuzoi luftën duke përcaktuar një tjetër kundërshtar, transmeton IndeksOnline.

Përveç britanikut, tani edhe Dillian Whyte nuk e ka ndërmend të rrahet me Wilderin.

“E dini se çfarë po ndodhë. Unë nuk kam më simpati për të, ai e ka humbur shansin. E kanë vjedhur kohën time”, ka thënë Whyte.

Dillian gjatë këtij muaji, saktësisht me 28 korrik në stadiumin “The O2” do të rrahet me boksierin, Joseph Parker./IndeksOnline/