15:15 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

“Tre Luanët” publikojnë listën për Botëror/ Mungojnë Hart dhe Wilshere, ftohen dy të rinj… (Foto)

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e plotë të futbollistëve pjesëmarrës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Kampionati Botëror nis nga 14 qershori i këtij viti dhe mbaron më 14 korrik, shkruan IndeksOnline.

Trajneri, Gareth Southgate ka publikuar listën me 23 “ushtarë”, që do të luajnë në Botëror.

Befasi është ftuarja e portieri Pope dhe mbrojtësit të Liverpoolit, Alexander-Arnold.

Poashtu, një befasi është mos ftuarja e Jack Wilshere dhe Joe Hart.

Anglia në grupe gjendet me shtete si; Tunizia, Panama dhe Belgjika. Ndeshja e parë zhvillohet më 18 qershor ndaj Tunizisë./IndeksOnline/