19:18 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Trump tash kapet me OPEC’un, e akuzon për rritje të çmimit të naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për rritje të çmimit të naftës.
Akuzat, Trump i bëri në një postim në rrjetin social Twitter, publikuar pak pas kthimit nga Singapori dhe samiti historik me Kim Jong Un.

“Çmimet e naftës janë shumë të larta, është sërish OPEC që po manovron. Jo mirë!”, shkuan presidenti amerikan, përcjell Atsh.

Ndërkohë, dy prodhuesit kryesorë, Arabia Saudite dhe Rusia, janë shprehur se synojnë të vendosin në tryezë një rritje të pragjeve të prodhimit gjatë takimit të tyre të ardhshëm për këtë çështje, më 22 qershor në Vjenë.