17:37 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

U ble 100,000 funte, Klopp e shet për 12,5 milionë funte

Për një kohë të shkurtër Danny Ward mund të shpresonte se ai ka një shans për të qenë porteri i parë i në Liverpool. Megjithatë, shpresat e tij u shuan shpejt dhe tani ai po lufton për të qenë numri një në Leicester.

Me gabimet e Karius në ndeshjën finale të Ligës së Kampionës dhe pastaj një gabimi të tillë kundër Tranmeres, papritmas flitej që Danny Ward të kishte shansin për të zënë vendin e titullarit në portën e Liverpool.

Por, me ardhjen e Alisson, as Karius e as Ward nuk kanë cfarë të shpresojnë më.

Ward është transferuar në Leicester City për 12,5 milionë funte dhe ky është një biznes shumë i mirë për Liverpoolin dhe Wrexham.

Porteri nënshkroi për “Reds” në vitin 2012 për vetëm 100,000 funte dhe ai luajti vetëm tre ndeshje që atëherë, dy në Ligën Premier në vitin 2016 dhe një herë në Kupën e Ligës sezonin e kaluar.

Në këtë transferim, Wrexham gjithashtu përfituan financiarisht. 1 milion funte pritet t’i arkëtoj skuadra e ligës së pestë angleze, pasi ishte pjesë e marrëveshjës së bërë gjashtë vjet më parë./IndeksOnline/