13:12 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kaq do t’i kushtojë festimi i ”çmendur” Kloppit në derbi

Dje, Federata e Futbollit të Anglisë konfirmoi se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Jurgen Klopp.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte festimi i ”çmendur” në ndeshjen kundër Evertonit në fundjavë.

Pasi Divock Origi shënoi golin e fitores, Klopp u fut në fushën e lojës për ta festuar fitoren me portierin, Alisson, transmeton IndeksOnline.

Kjo ishte një arsye shtesë që FA ta dënojë trajnerin gjerman në këtë rast me një shumë prej 8 mijë funtesh.

Trajnerët e kanë për detyrë të qëndrojnë vetëm në zonën teknike, teksa, gjithashtu, festimi i Klopp u cilësua edhe provokim për tifozët e Evertonit.

Përndryshe, derbin e Marsyesides, Liverpooli e fitoi me rezultat, 1-0./IndeksOnline/