16:43 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Kërkesa speciale e Klopp nga tifozët para ndeshjes deçizive ndaj Napolit

Jurgen Klopp ka kërkuar nga tifozët e Liverpoolit që të krijojnë një ”atmosferë speciale” ndaj Napolit të martën.

”Anfield” njihet për netët e zjarrta evropiane, ku Liverpooli ka shkëlqyer gjithnjë si vendas.

Dhe tani, nesër, Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen deçizive kundër Napolit, ku vetëm fitorja e dërgon në rrethin tjetër, transmeton IndeksOnline.

”Ne e dinim se pas Napolit, bëmë disa gabime. Në Beograd, nuk bëmë mirë, por në Paris nuk luajtëm edhe aq keq, kjo mund të ndodhë”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

”Deri më tani, në shtëpi, kemi luajtur mirë. Ne duhet të luajmë edhe më mirë nesër”.

”Tani e kemi shansin që të kalojmë tutje dhe kjo është speciale. Duhet ta krijojmë një atmosferë speciale dhe mezi pres për lojë”./IndeksOnline/