08:41 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

U mbyllë afati kalimtar, këto janë transferimet në klubet e Ipko Superligës

Afati kalimtar në IPKO Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur dje.

Skuadrat e elitës kosovare të futbollit janë përforcuar siç duhet, teksa sezoni i ardhshëm pritet të jetë edhe më interesant.

Prishtina – Skuadra nga kryeqyteti transferoi plotë nëntë lojtarë, ku spikatë transferimi i super mbrojtësit, Armend Thaqi, por për t’u lavdëruar janë edhe transferimet e Meriton Korenicës dhe Alen Jasharovskit, shkruan IndeksOnline.

Kampioni dhe Super kampioni i Kosovës. Drita është përforcuar me një numër të madh të lojtarëve gjithashtu.

Klubi gjilanas bëri disa përforcime të mira si portierin, Edvan Bakaj, Filonit Shaqirin, Betim Haxhimusën e të tjerë.

Ndërsa, Llapi i drejtorit sportiv, Tahir Batatina transferoi gjithashtu disa lojtarë cilësor.

Në sy bie transferimi i Behar Maliqit, Shend Kelmendit, Fiton Hajdarit e të tjerë.

Për më shumë, transferimet e gjithë skuadrave të IPKO Superligës mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/