13:02 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ujkani me plot emocione: Ti s’ke vdekur Fadil, gjithmonë do jesh me ne

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka shprehur emocionet e tij për vdekjen e Vokrrit me një status në Facebook. Gardiani kosovar ka thënë se është pa fjalë, por me dhimbje për këtë lajm shokues.

“Jam i shokuar, nuk mund të besoj që legjenda e futbollit nuk do të jetë më në mesin tonë. Do të kujtojmë gjithmonë President, ashtu si një njeri të qeshur dhe modest, edhe atëherë kur të gjithë shqipetarët të lavdëronin për punën tënde. Do të mbetesh frymëzimi ynë i perhershëm. Jam pa fjale por me dhimbje shumë ! Ngushëllime familjes dhe të gjithë Kosovës. Një legjendë si Fadil Vokrri nuk vdes kurr, ai gjithmonë do te jetë me ne, me kujtimet më të mira. Faleminderit President” shkruan ujkani në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/