17:22 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Unay Emery zyrtarizon stafin, asistentët dhe të tjerët

Trajneri i Arsenalit, Unay Emery ka bërë publik emrat e stafit të tij. Asistentë të parë janë Juan Carlos Carceco dhe Steve Bould.

Trajnerë të portierëve janë Javi Garcia e Sal Bibbo.

Pjesë e stafit janë edhe Pablo Villanueva, Victor Manas e Julien Masach.

Nga stafi i dikurshëm i Arsene Wenger tashmë janë larguar disa zyrtarë si, Neil Banfield, Tony Colbert, Jens Lehmann, Gerry Peyton dhe Boro Primorac./Indeksonline/