08:07 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018

Ushtrimet që duhet t’i bëni patjetër në mëngjes  

Ju duhen vetëm 15 minuta në mëngjes çdo ditë për të mbajtur trupin në formë dhe për ta nisur ditën me humor të mirë. Provoni këtë ministërvitje në kushtet e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kosto të ulët. Pak fitness në mëngjes aktivizon metabolizmin pas qetësisë së natës. Gjithashtu aktiviteti fizik stimulon prodhimin e endorfinës dhe kështu humori i mirë do tu shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Mos harroni nxehjen

Përpara se të filloni me ministërvitjen është mirë të mos harroni të bëni disa ushtrime stretching- u. Sapo zgjoheni, përpara se të hani mëngjesin, zgjatni muskujt e krahëve, shpinës dhe këmbëve, imitoni pozicionin e maces kur shtriqet. Në të njëjtën kohë bëhet edhe çlodhja e sistemit nervor. Mjaftojnë disa minuta stetching, ndërkohë mund të pini një gotë ujë me feta limoni.

Related image

Kthehuni sërish fëmijë dhe aktivizoni metabolizmin

Hedhja në litar: E mban mend sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që je hedhur në litar dhe ke qenë e lumtur për këtë?

Të hidhesh në litar është një ushtrim i thjeshtë që mund ta realizoni edhe në shtëpi nëse gjeni këndin e duhur pa dëmtuar asgjë. Të ndihmon të jesh në formë, të mbash këmbë të bukura e të tonifikuara dhe për reflekset e koordinimin.

Image result for ushtrime aerobike

Pas hedhjes në litar duhet të bëni edhe disa minuta ushtrime aerobike, idealet për të humbur peshë

Për të tonifikuar muskujt me një ushtrim të vetëm, këshillohet ai që quhet fitness funksional zgjidhje për bark të sheshtë, shpatulla të stërvitura, krahë të fortë. Si është ky ushtrim? Uluni në tokë, shtrijini këmbët dhe zgjatni duart për të kapur majat e gishtërinjve të këmbës. Qëndroni në këtë pozicion për pak minuta.

Nuk ju duhen më shumë se 15 minuta për të ushtruar dhe për tu shpërblyer me më shumë energji, humor të mirë dhe trup të bukur.