14:39 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit (Foto)

Kryetari i Kuvendit njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ekonomia e dijës dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit.

Ndryshe Veseli ka thënë se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative. Sot, edhe një herë, takova të rinj në kuadër të Innovation Centre Kosovo, idetë dhe projektet unike të të cilëve kanë hapur qindra vende pune në Kosovë, si dhe kanë depërtuar edhe në tregun global.