19:41 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetura godet shtyllën elektrike në Pejë, një i lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Pejë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, shoferi me veturën e tipit Kia e ka humbur drejtpeshimin dhe e ka goditur shtyllën elektrike.

Ai ka thënë se aksidenti ndodhi në rrugën transit që lidhet në rrugën për Prishtinë. Raportohet se i lënduar ka mbetur një pasagjer. Po ashtu, raportohet për  dëme materiale. /Indeksonline/

Temat: