16:21 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Veturat qarkulluan si zakonisht, por niveli i ndotjes së ajrit ra dukshëm! (Foto)

Niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë, është kryelajm i medieve në kohët e fundit.

Për të ulur nivelin e ndotjes, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që për një afat të pacaktuar të ndaloj qarkullimin e veturave në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka publikuar një foto duke treguar sa është niveli i ndotjes aktualisht.

Ajo që bie në sy është se ndonëse sot kanë qarkulluar veturat si zakonisht, niveli ka rënë dukshëm në 93. /Indeksonline/