19:03 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Më mirë të rrini brenda, ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sonte e lartë

Kosova po vazhdon të ketë ndotje të madhe të ajrit.

Matjet e fundit që janë bërë në orën 18:00 sipas departamentit të ajrit në ambasadën e SHBA-së, tregojnë se indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet është 176, pra në nivelin e katërt, nga 6 sa janë gjithsej.

Ky nivel llogaritet si i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për të gjitha grupet, pasi me këtë ajër gjithkush mund të fillojë të përjetojë disa efekte të dëmshme shëndetësore, ndërsa personat e grupeve të ndjeshëm mund të kenë efekt serioze. Prandaj rekomandohet të shmangen daljet në ambientet e hapura, shkruan Indeksonline.

Në Prishtinë ndotja e ajrit mund të vërehet dukshëm edhe me sy, duke u ndjerë edhe erë e rëndë.

Ndryshe, duhet cekur se ndotja e ajrit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkuar në shkallën e fundit të ndotjes, e cila konsiderohet si e rrezikshme për gjithë popullsinë dhe ekspertët paralajmërojnë se duhet të shmangen daljet jashtë./ Indeksonline/