Mëngjesi i së enjtes me ajër të papastër, ky është niveli i ndotjes
Ndonëse dje cilësia e ajrit në Prishtinë ishte më e pastër se kohëve të fundit, një gjendje e tillë nuk është edhe sot.
Sipas matjeve të bëra në orën 09:00 nga matësi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, ajri është i pashëndetshëm, përcjell Indeksonline.
Kështu ajri aktualisht është në kategorinë i pashëndetshëm me 134 pmm.
Kujtojmë se kohëve të fundit cilësia e ajrit ka arritur në shkallën ‘i rrezikshëm’, derisa është bërë thirrje të evitohet edhe hapja e dritareve dhe dalja jashtë pa nevojë. /Indeksonline/