10:13 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vidhen stoli ari, para e pushkë gjuetie në një shtëpi në Pejë

Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij nga persona të panjohur i janë vjedhur: stoli ari në vlerë rreth tremijë e pesëqind euro, para të gatshme 2 mijë euro si dhe një pushkë gjuetie të cilën e kishte me leje, shkruan Indeksonline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë njësitet policore tashmë janë duke kryer hetimet intensive.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Pejë./Indeksonline/

Temat: