13:56 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Volkswagen Jetta e “Fast and Furious” është në shitje

Vetura e famshëm e filmit “”Fast and Furious”, Volkswagen Jetta është vënë në shitje. Makina është në gjendje origjinale, zotëron ende spoilerin e famshëm siç e kishte në film. Vetura ishte shitur dy herë tek dy koleksionistë, por që tani po kërkon blerësin e radhës.

Kjo veturë është në shitje për 99 mijë dollarë. Në anën e pasme të makinës janë nënshkrimet e aktorit të vdekur Paul ëalker, Chad Lyngge dhe regjisorit Rob Cohen.

Jetta është mundësuar nga një motor me katër cilindra 2.0-litërsh në kombinim me një transmision automatik me katër shpejtësi dhe fuqia transmetohet në rrotat e përparme. Është e pajisur me Nitro, si dhe me sistem audio të shkëlqyeshëm./Indeksonline/