16:17 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Vuçiq beson se për qytetarët e Serbisë zgjidhja e Kosovës do të jetë e pranueshme

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Sofje se shpreson se do të bëhet zgjidhja për çështjen e Kosovës e cila do të jetë e pranueshme për qytetarët e Serbisë dhe se, siç ka thënë, do t’i japë të gjitha nga vetja e do të luftojë që ajo zgjidhje të ndodhë.

“Dua të besoj se Serbia në periudhën e ardhshme do të ketë forcë të mjaftueshme, nëse ka vullnet për kompromis në palën tjetër, që të arrihet te zgjidhja e pranueshme për qytetarët e që ka të bëjë me Kosovën”, citon tanjug të ketë thënë ai.