20:12 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq refuzon t’u përgjigjet medieve kosovare në Bruksel, humbë edhe rrugën! (Video)

Pas përfundimit të takimit në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja  BE-së, Federica Mogherini, Vuçiq ka refuzuar t’u përgjigjet mediave kosovare.

Vuçiq është larguar duke thënë se “Jo” nuk dëshiron të flas për mediat kosovare dhe se do t’u përgjigjet herën e ardhshme, raporton Idneksonline.

Ndërkohë ajo çfarë ka rënë në sy pas deklaratës që dha për median serbe është se Vuçiq sikur humbi rrugën për një moment dhe nisi të ecte në anën e kundërt deri në momentin kur u sinjalizua që të kthehej.

Përpos kësaj mediat kosovare kanë arritur që të marrin pamje vetëm nga larg dhe të mos kenë mundësinë e një prononcimi pas një takimi kaq të rëndësishëm në Bruksel për palën kosovare dhe atë serbe./Idneksonline/